Atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova po bëhet çdo herë e më interesante. Kësisoj, Andi Artani, e ka gënjyer pjesën tjetër të kastit kinse “vëllai i madh ka kërkuar që ata të mos flasin ndërmjet vete”.
Përderisa, ata po bënin gati drekën në kuzhinë, që të gjithë ishin detyruar të flisnin vetëm me gjuhën e trupit dhe mimika, por kurrsesi me zë dhe e gjithë kjo si rezultat e lojës së Andit.