Edona James është akoma e revoltuar pas nominimeve që u bënë të hënën në Big Brother VIP Kosova 2.
Transgjinores nga Suhareka i ngeli hatri veçanërisht nga disa banorë, të cilët i konsideroi miq.
Bëhet fjalë për Bleron, Shqipe Hysenajn dhe Blerandon, që nuk e shpëtuan nga zinxhiri i nominimeve.
E ajo iu rikthye sërish kësaj teme duke thënë që do t’ia kthejë këtë, pasi ndihej akoma e nervozuar.
Teksa po fliste me Shqipen, ajo iu drejtua: “Do të iu ha të gjithëve, sidomos ty”.
Edona shkoi në nominim së bashku me Lumbardhin, Lindën, Albyn, Vesën dhe Monika Salihun.
Njëri nga ta pritet të lërë garën të premten dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.