Edoni pas eliminimit: Më penalizoi fakti që jam ‘Drag Queen’ dhe pjesë e komunitetit

Gjatë natës së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, i eliminuari i javës, Edoni apo Victoria Owns është pritur në skenë nga nikoqirët zyrtarë të këtij formati televiziv, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Edoni ka theksuar se të qenit pjesë e komunitetit LGBT si dhe profesioni i tij prej ‘Drag Queen’ janë arsyet që sipas tij, kanë bërë që aventura e tij brenda këtij ‘reality show’ të marrë fund.

“Unë zakonisht i përjetoj sendet keq në fillim, pastaj kur të bëhet puna nuk i përjetoj shumë keq. Mendoj që fakti që jam ‘Drag Queen’ dhe pjesë e komunitetit më ka penalizuar në aspektin e të qenit i nominuar, dhe tashmë i eliminuar”, ka thënë ai.

Po ashtu, Edoni ka deklaruar të ketë dhënë shumë në këtë format, diçka që sipas tij, nuk e kanë bërë disa prej banorëve që janë akoma brenda shtëpisë.

“Më vjen keq që rrugëtimi im u ndal, do të doja të vazhdoja deri në fund. Kam dhënë shumë sende në shtëpi, brenda në shtëpi ka shumë të tjerë që nuk kanë dhënë as sa gjysma ime, si Andi, Gresa, Vivien e Artani”, ka shtuar ai.

Related Posts

Olsa Muhameti producente ekzekutive e Big Brother VIP Kosova 3

Olsa Muhameti producente ekzekutive e Big Brother VIP Kosova 3

Përgatitjet për Big Brother VIP Kosova 3 tashmë kanë nisur. Ndonëse edicioni i ri pritet të nisë në vjeshtë, u zbulua që Olsa Muhameti do të jetë…

Zbulohet opinionisti i parë i Big Brother VIP Kosova 3?

Zbulohet opinionisti i parë i Big Brother VIP Kosova 3?

Duket se kanë nisur përgatitjet për edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova. Deri më tani ka pasur aludime të shumta rreth personazheve të këtij viti…

Momente emocionale, Besi përshëndetet me banorët

Momente emocionale, Besi përshëndetet me banorët

I eliminuari i kësaj jave ishte Besi. E me largimin e tij u emocionuan banorët. Shumë qanë dhe nuk iu erdhi mirë që Besi ishte ai që…

“Do t’ju ha të gjithëve” – Edona James e nervozuar akoma me banorët që e dërguan në nominim

“Do t’ju ha të gjithëve” – Edona James e nervozuar akoma me banorët që e dërguan në nominim

Edona James është akoma e revoltuar pas nominimeve që u bënë të hënën në Big Brother VIP Kosova 2. Transgjinores nga Suhareka i ngeli hatri veçanërisht nga…

Publikohen për të parën herë pamjet ekskluzive nga eskalimi i situatës mes Metit dhe Blerandos

Publikohen për të parën herë pamjet ekskluzive nga eskalimi i situatës mes Metit dhe Blerandos

Mbrëmja e spektaklit ‘Prime’ ka nisur me transmetimin e një video materiali ekskluziv prej përplasjes, Blerando-Meti. Brenda sekuencave të video materialit shihen qartë arsyet e fillimit të…

Big Brother VIP KOSOVA LIVE 2

Shiko Big Brother VIP Kosova LIVE 24/7

Ku ta shikoj Big Brother Vip Kosova Live? Big Brother Kosova Live është një nga emisionet më të njohura dhe të ndjekura në Kosovë. Me siguri ka…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *